NPB reagon ndaj bordit të drejtorëve të AKP-së
Ekonomi

NPB reagon ndaj bordit të drejtorëve të AKP-së

NPB përmes një komunikate për media ka thënë s tash e sa kohë qëndron e bllokuar nga mosveprimet e detyrueshme igjore të Agjencisë Kosovare për Privatizim për ta përcaktuar kufirin  e një pronë që menaxhohet nga ky institucion me prona të NPB-së.

“Vetëm rishtazi NPB dhe AKP kanë arritur pajtueshmëri të plotë 
profesionale mbi pikat e sakta të kufirit në mes pronave në fjalë”.

“Mirëpo dje jemi njoftuar nga komunikata e AKP-së se Bordi i Drejtorëve 
i këtij institucioni “ka vlerësuar se në këtë periudhë përcaktimi i 
vijës kufizuese nuk është në kuadër të prioriteteve të AKP-së”.

“NPB e konsideron mosgatishmërinë e Bordit të Drejtorëve të AKP-së për 
ta miratuar një vendim të bazuar mbi matje të sakta gjeodezike si 
keqpërdorim të drejtave të saja pronësore. Situata e krijuar nga 
AKP-ja është vënë në shërbim të ndërprerjes së punimeve ndërtimore të 
NPB-së”.

Ashtu edhe siç e kemi njoftuar edhe zyrtarisht të gjithë menaxhmentin 
e AKP-së, NPB përmes kësaj komunikate shfrytëzon rastin të alarmojë 
opinion e interesuar publik për dëmin e madh e të pariparueshëm që AKP 
po ia shkakton realizimit të interesave të ligjshme ekonomike një 
ndërmarrje publike.

“NPB qëndron e përkushtuar që edhe përmes të gjitha rrugëve gjyqësore 
të arrijë të realizojë të drejtën e saj në pronën e saj. NPB po ashtu 
është e përkushtuar që çdo dëm që do i shkaktohet nga mosveprimi i 
AKP-së sipas detyrimeve ligjore të saj, të njëjtin ta kërkoj po ashtu 
në rrugë gjyqësore.”

NPB edhe njëherë i kërkon Bordit të Drejtorëve të AKP-së që çështjen e 
përcaktimit të kufirit ta trajtojë vetëm nga perspektiva profesionale 
dhe i kërkon të qëndroj e pavarur nga çfarëdo ndikimi politik meqë në 
fund pasojat do barten nga NPB tek AKP.

NPB qëndron e përkushtuar në realizimin e projektit të saj të 
ndërtimit përmes së cilit NPB pret të arrijë rritjen më të madhe të 
pronës së saj të paluajtshme që nga themelimi i saj. Çdo veprim në të 
kundërtën e këtij qëllimi do i bëj dëm ndërmarrjes tonë publike.


MË SHUME NGA Ekonomi