Belgjikë, inflacioni vjetor në janar arrin kulmin e 39 viteve
BKT
Ekonomi

Belgjikë, inflacioni vjetor në janar arrin kulmin e 39 viteve

Shkalla vjetore e inflacionit në Belgjikë është për 7,59 për qind në janar të vitit 2022, duke arritur nivelin më të lartë që nga viti 1983.

Departamenti zyrtar belg i statistikave Statbel njoftoi se shkalla është rritur nga 5,71 për qind në muajin dhjetor të vitit 2021.

“Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 2,58 pikë ose për 2,23 për qind gjatë muajit”, thuhet më tej.

Statbel tha se inflacioni i lartë ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë në periudhën e fundit.


MË SHUME NGA Ekonomi