Qytetarët e Kosovës me rrogën më të ulët në Evropë pas Luksemburgut
BKT
Ekonomi

Qytetarët e Kosovës me rrogën më të ulët në Evropë pas Luksemburgut

Në kontinentin evropian, Kosova e ka rrogën më të vogël minimale, ndërsa qytetarët nga Luksemburgu i prijnë listës.

Aktualisht, një qytetar i Kosovës nuk mund të paguhet më poshtë se 130 euro deri 170 euro, varësisht prej moshës.

Paga minimale e një vendi përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punëtorëve të atij shteti.

Jo larg vendit tonë gjendet Shqipëria me rrogë minimale prej 248 euro, e ndjekur nga Bosnja e Hercegovina me 300 euro, Turqia me 328 euro, Bullgaria me 332 euro dhe Maqedonia e Veriut me 459 euro.

Serbia është i vetmi vend që kjo shumë është 401 euro. Më pak se 600 euro gjendet Rumania (515 euro), Mali i Zi (533 euro) dhe Hungaria (542 euro).

Në rrogën minimale më të vogël se 1,000 euro gjendet Greqia me 774 euro.

Sllovenët dhe Spanjollët janë me rrogë prej 1,000 deri 1,100 euro. Në Francë, Gjermani dhe Belgjikë paga minimale është nga 1,600 euro deri 1,660 euro, ndërsa në Holandë një qytetar nuk mund të paguhet nën 1,700 euro.

Dukshëm më lartë se këto vende qëndron Luksemburgu me rrogën minimale prej 2,257 euro.

Rroga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, rrogë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se rroga minimale do të rritet në 250 euro. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar të jetë 350 euro.


MË SHUME NGA Ekonomi