09:39 / 01.02.2022
Depozitat bankare pa afat përbëjnë 63.4% të totalit të kursimeve
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e parave të mbajtura në llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat në fund të nëntorit 2021, arriti në afro 752 miliardë lekë.
Krahasuar me një vit më parë ky tregues shënoi një rritje me 18%. Ndërkohë që ato përbëjnë tashmë 63.4% të totalit të depozitave bankare, raporton atsh.
Sipas BSH-së, depozitat bankare me afat shënuan vlerën 434 miliardë lekë, me një rënie prej 3.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.























