Ministri Krasniqi raporton në Komisionin për Mbikqyrje të Financave Publike
BKT
Ekonomi

Ministri Krasniqi raporton në Komisionin për Mbikqyrje të Financave Publike

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka raportuar në Komisionin parlamentar për mbikqyrje të financave publike, lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës për “Projektet e financuara nga Granti i Performancës Komunale SDC/DEMOS për vitin fisal 2020”.

Gjatë raportimit, Krasniqi ka folur rreth  financimit të projekteve komunale nga granti i performancës komunale për vitin 2020, duke theksuar se një numër i madh i Komunave të Republikës së Kosovës, janë përfituese të shumë projekteve nga ky grant, nga i cili MAPL arrin që të mbështes Komunat bazuar në performancën e tyre.

Gjithashtu, ministri Krasniqi, ka theksuar se projektet e financuara nga MAPL do të
mbikqyren drejtëpërdrejt në terren nga inxhinierët dhe ekipi i MAPL-së duke pasur për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Në fund, ai në pyetjet e adresuara nga deputetët e këtij komisioni, ka theksuar
rëndësinë dhe rolin e projektligjin për grantin e bazuar në performance, duke nënvizuar se
tashmë granti i performancës do të bazohet në performancë dhe se përmes këtij ligji do të
sigurohet qendrueshmëri dhe transparencë.


MË SHUME NGA Ekonomi