Rizvanolli: Pragu i ngritjes së çmimit të rrymës të jetë mbi 800 kWh
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot ka publikuar dy alternativat, të cilat i ka dërguar dikasteri të cilën ajo e udhëheq në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Kjo ministri ka propozuar ndryshimi i pragut të bllokut nga 600 kilovatë orë në 800 kilovatë orë.
Pra sipas këtij propozimi të Ministrisë së Ekonomisë, shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk do të ndodhë për të gjithë amvisëritë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë gjatë një muaji.
Propozimi i dytë të cilën e ka dërguar ky dikaster në formë të komentit në ZRRE, parasheh shtimin e numrit të blloqeve tarifore që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe.
“Kemi kërkuar nga ZRRE që si autoritet i pavarur që në mandatin e tij ka mbrojtjen e konsumatorit, të sigurohet që gjatë shqyrtimit tarifor të shmangë ndërsubvencionimin dhe diskriminimin në mes të kategorive të konsumatorëve”, ka shkruar Rizvanolli në një postim në Facebook.























