Kosova ofron shumë mundësi për investitorët e huaj
BKT
Ekonomi

Kosova ofron shumë mundësi për investitorët e huaj

Komisioneri i Përgjithshëm i RKS-së në “Expo 2020 Dubai” Alban Fetahu i shoqëruar nga zv.Komisioneri i Përgjithshëm Bujar Deskaj dhe diplomati Vahid Haxhiu janë pritur në një takim nga Drejtuesit e Dhomes së Tregtisë dhe Industrisë së Ajmanit (Ajman Chamber of Commerce and Industry) Mohammed Ali Al Janahi, Manea Almandoos, Mouza Bushehab dhe zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës, duke falënderuar drejtuesit e Dhomes së Tregtisë dhe Industrisë për pritjen, i kanë njoftuar ata në lidhje me potencialet ekonomike dhe kushtet e favorshme që ofron Kosova për investitorët e huaj. 

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Dhomes se Tregtisë dhe Industrisë se Ajman Mohammed Ali Al Janahi, duke vlerësuar praninë e RKS-së në “Expo 2020 Dubai” ka thënë se institucioni që ai drejton dhe afarsitët që ata përfaqësojnë janë shumë të interesuar për tregun rajonal, dhe rrjedhimisht kontaktet e filluara në Expo duhet të shërbejnë si piknisje e marrëdhënieve ekonomike në mes kompanive nga Ajman dhe kompanive nga Republika e Kosovës. Në shërbim të kësaj, është shqyrtuar organizimi i një forumi të përbashkët ekonomik, ku përfaqësuesit e të dyja vendeve do të kishin mundësinë e shkembimit të kontakteve dhe ideve për projekte me interes reciprok. 


MË SHUME NGA Ekonomi