Kotorri qendër e Ilirisë dhe shumë mbretërve ilir
Fejton (III) – Shkruan: Faton B. Mehmetaj
Oktacian Augusti banorëve të Risanit ua ka ndarë të drejtat si të qytetarëve romakë, dhe qytetin prej atëherë e ka quajtur zyrtarisht Iulium Risinium (Ilirum Risinium). Nga të dhënat arkeologjike, nga koha romake janë ruajtur mbetjet e villave romake të shekullit tretë të epokës sonë me mozaiqe të njohura polikrome, nga të cilat më i njohuri është medaljoni me ftyrën e zotit grek Hipnosit, rasti i rrallë në botë. Si qendër peshkopate përmendet në vitin 590. E përmend edhe mbreti bizantin Konstantini VII Parfirogeni, ndërkaq Pop Duklanini shkruan se në gjysmën e dytë të shek. X Zhupa Risan (Rissena) ka qenë në përbërje të Travunisë. Në kohë të Nemanjiqve Risani ka qenë nën sundimin e Rashkës. Gjatë shekujve Risani ka qenë nën sundimin e shumë pushtuesve (venedikas, serb, turq, austrohungarez etj, Risani ka qenë tregu kryesor detar i Hercegovinës). Ka qenë qytet dhe skele detare. Në shek. III p.e.re. Kotorri ka qenë koloni greke. Plini i Ri e përmend si Acruvium. Fuqia e piratëve të guximshëm ilir nëpër Adriatik dhe Detin Jon ka bërë që grekët kolonist, ta thërrisnin në ndihmë Perandorinë Romake. Luftërat e gjata Iliro-romake u përfunduan në fillim të shek.I. Atëherë ka filluar edhe romanizmi i popullsisë ilire në Bokën e Kotorrit. Vendbanimet morën karakter të qyteteve romake simunicipiume. Gjuha latine u bë gjuhë zyrtare për komunikim. Në shek. V. e pushtuan Gotët, por si qytet i rindërtuar Kotorri ra nën sundimin e Bizantit. Emri Perast ka lidhje me fisin ilir Pirustët. Në defteret e vjetra më 1326 përmendet me emrin Perastum. Prej kohërave më të vjetra ka qenë qendër detare. Aty janë ndërtuar edhe anije. Rreth 1200 vjet p.e.re fillon procesi i ndarjes së ilirëve nga thrakasit. Prej atëherë ata jetojnë ndaras sipas lumenjve Morava e Vardari. Në lindje trakasit e në perëndim të Ballkanit ilirët. Në zonat e Malit të Zi kanë jetuar shumë fise ilire. Ardiejt janë kolonizua nga Neretva deri në Budvë. Krahina e tyre kryesore ka qenë Boka e Kotorrit, ndërsa qyteti Rhizon (Risan) ka qenë kryeqyteti i tyre. Andriejt kanë pasur rolin kryesor në formimin e lidhjes fisnore tek Ilirët. Në lindje të Ardiejve kanë jetuar Enkelejt, të cilët e kanë populluar rrypin nga Boka e Kotorrit deri në Durrës. Siç dihet, gjurmët e para të civilizimit (qytetërimit) në Bokën e Kotorrit datojnë nga koha kur në këtë vend paraqitet shteti Ilir gjatë shek. IV para e.re. Në Rison ka qenë (kovnica) shkritorja vendi për prodhimin-fabrikimin e parave. Pos kësaj, Risani ka qenë vendi i gjurmëve të shumta të gjuhës ilirishte. Burimet e para të shkruara janë ato të të vitit 228, kur Teuta u vendos në Risan për tu mbrojtur prej Romakëve. Nga ato kohëra, përveç qyteteve (Acruvium dhe Butua), kanë mbetur mjaft gjurmë të (tempujve) ndërtesave të mëdha, villave me mozaiqe (mozaiqet në Risan janë të zbuluar më figurën mitologjike të zotit Hipnos), xhade (rrugë), mbishkrime, pjesë të ujësjellsit, furra, (keramika) etj. Krahas ilirëve, në disa hapësira si në (Budva, Solilla) etj, ka gjurmë edhe të kolonëve grekë. Por me pushtimin e Ilirikut nga Romakët në vitin 168, ata e qeverisën Bokën deri në vitin 476. Risani në periodën e Romakëve ka qenë vendbanimi kryesor i Bokës, e prej periudhës ilire deri në shek. XII e gjithë Boka është quajtur Gjiu i Risanit (Rizo-nikos kolpos). (Sinus Risonicus). Kurse Bizanti ka qeverisur me Bokën pas rënjës së Perandorisë Romake të Perëndimit në vitin 476. Në mesin e shek. XI. këtu u vendosën Vajisavleviqit në mesin e shek. XI. është kjo kohë kur mbreti Mihajlo Vojisavljeviq u çlirua nga qeverisja bizantine. Një kohë Kotorri u gjend në përbërje të mbretërisë së Duklës. Mbreti e kishte oborrin mbretëror. Në Kotorr është zhvilluar pushteti lokal autonom në bazë të rregullimit munipacial romak përmes politikës ekonomike dhe organizimit kishtar. Në Kotorr u formua rregullimi komunal i tipit mediteran që edhe krahas ndërrimit të shpeshtë të zotrinjve e ruante qeverisjen stabile. Kotorri për shumë kohë kishte njohje tranziti të limanit detar ndërmjet Ballkanit, Gadishullit Apenin dhe Mesdheut. Në këtë kohë, Kotorri ishte ngritur në pikpamje kulturore. Në periudhën mes viteve 1391-1420, Kotorrin e gjëjmë nën sundimin e Balshajve. Por për ta ruajtur pavarsinë e brendëshme bëri marrëveshje me Republikën e Venedikut dhe mbet nën qeverisjen e saj deri më 1797. Në këto procese, sllavizimi i qyteteve ishte proces i ngadalshëm që filloi pas shek. X. Mirëpo problemet e mëdha u shkaktuan pasi Nemanja gjatë udhëtimeve pushtuese nëpër Duklë shkatërroi qytetet bregdetare. Edhe për kundër kësaj, Kotorrasit në oborrin serb kanë qenë pjesë e përfaqsimit të pushteti, kishin poste të diplomatëve për sferën perëndimore, ishin udhëheqës financiarë, gjykatës dhe doganier të oborrit e para së gjithash ishin të pasuruar si tregtarë. Gjatë udhëve të karvaneve ata kishin formuar kolonitë e kotorrasve, sdiomos në epokën e zhvillimit të xehtarisë dhe të fuqizimit të shitjes (transportit), të argjendit, plumbit dhe bakrit në shek. XIV (Brskovo, Rudnik, Trepҫa, Novo Brdo), etj. Gjatë shekujve XVII e XVIII Boka e Kotorrit e themeloi (mornaricën), floten detare ndër më të fuqishmet në qendrat tregtare Mesdhetare dhe Evropiane. Detarët e Bokës në fillim nuk kishin potencial të madh por filluan të hynë në luftëra antipirate në det me qendrat në Afrikën veriore në Barbarij (Tunis), Ulcinj (Ulcinium) dhe Herceg Novi. Ata i kërkuan Venedikut për t’i dhënë luftëtarë, tregtarë, detarë dhe anije. Në saje të bashkpunimit me Vendikun, ata fituan statusin e fshatrave bregdetare, komunave, privilegje të shumta tregtare, fituan orendi e medalje për shërbimet në luftra. Mornarcia-flota e Kotorrit ka luajtur rol të madh, përmes saj është bërë tregti, sidomos me drithëra nga shqipëria, me djath të Greqisë e Malit Zi, me lesh, duhan, lëkura, mish të terur, me peshk, ulje, është bërë tregti edhe me rroba etj. Në këtë hov ekonomik ka prosperuar Perasti që në fund të shek. XVII kishte më shumë se 200 anije. Në këtë kohë u ngritën disa familje aristokratike që pasurinë e tyre e fituan përmes tregtisë. Më e njohura ishte familja shqipare e Zmajeviqve, Vishoviqve, Bujoviqve dhe Martinoviqve (Familjet Martin+aj = Martinaj dhe Bujaj+Buj+aj), etj. Në shek. XVIII të ardhurat e këtyre familjeve nga tregtia për një vit ishin përafersisht rreth 200.000 lira ari. Dioqeza e Kotorrit Sipas Suflayt, krishterimi hyri në Shqipëri prej Italisë përmes dy portave: Durrësi e Solona e Dalmacisë. Kështu, terminologjia kishtare më e vjetëra e shqipes është latine. Boka e Kotorrit në shek. VI ka qenë e organizuar në tri (biskupi) dioqeza (peshkopata, ipeshkëvi): Kotorri, Risani, Budva. Ipeshkvi i Kotorrit Sebastiani përmendet në shkrimet e papës Gërguri i Madh, 591 – 595…Papa i Romës Klimenti VI ka kërkuar nga mbreti serb Dushani 1346 që besimtarët pravosllavë t’i kthehen dioqezës së Kotorrit. Në atë kohë Kisha serbe “ka persekutuar klerin katolik, i ka uzurpuar kishat katolike, i ka detyruar shqiptarët të paguajnë taksa të ndryshme, të ndërrojnë emrat e tyre dhe të marrin emra sllav, i ka detyruar ata (shqiptarët) të pagëzohen në kishat serbe, por edhe ka bërë punë të madhe në sllavizimin e toponimisë vendëse etj”. Kështu që, mund të konsiderohet, se me bëmat e saja mban tani rekordin botëror për mizoritë fetare. Më 1367 papa Urbani V i ka luftuar qeveritarët Venedikas që t’i marrin nën mbrojtje katolikët e ritet romake sepse po trazoheshin nga hertikët. Shpeshherë ka ndodhë që pravosllavët i kanë marrë kishat katolike romake… (shih. f. 801). Në kohën e Nemanjiqëve (1186-1371) dioqeza pravosllave ka pasur juridiksion mbi të gjithë katolikët romakë në Serbi (Rashkë)… Kreu aktual i dioqezës së Kotorrit është monsinjori Ilija Janjiq i cili i ka bashkuar në Kotorr dhjetëmijë (10.000) katolikë romakë. Në një letër tjetër, Papa kërkonte nga Dushani, t’i lejojë Ipeshkvisë së Kotorrit për t’i mbledhur kontributet e caktuara kishtare në famulli. Edhe përkundër vrejtjeve dhe presioneve që i bënte Papa, Dushanit, që të mos e presekutonte elementin e krishterë, e që në shumicën e territorit ku e kishte shtrirë ndikimin Dushani, ishin toka shqiptare dhe popullsi shqiptare ai vazhdoi ta presekutojw atw. Prej shek. V-VII në Gadishullin Ilirik-Ballkanik erdhën sllavët, një popull nomad, atdheu i të cilëve ishte ultësira përtej Karpateve. Ardhja e tyre është ngjarje më e rëndësishme për popullsinë e këtyre trevave. Serbët, nën udhëheqjen e zhupanit të madh Stefan Nemanjës (1165-1195) e themeluan dinastinë e Nemanjidëve, të cilën e ngritën në kohën e Manuel Komnenit në territorin e Rashës, njëherë si vasalë, e më vonë e fituan pavarësinë dhe i zgjeruan kufinjtë e shtetit të tyre. Stefan Nemanja, para se të hipte në fron (1168) e pranoi fenë ortodokse sllave (Pravosllavle) në kishën e “Svetog Petra” (Tani nw Novo Pazar), se para kësaj date ishte katolik.
AKTUALE
2 min. ago-PSD mban protestë te Pallati i Drejtësisë para se Molliqaj të dalë para Gjykatës
1 hours ago-LAJMI I FUNDIT: Dikush tentoi të vras pjesëtarin e Policisë së Kosovës në Prishtinë
2 hours ago-22 vjet nga ‘Nata e Tmerrit’ në veri të Mitrovicës, krejt çka ndodhi
2 hours ago-Sot shqyrtohen masat anti-COVID
11 hours ago-Presidentja Osmani krenare me nivelin e demokracisë që ka arritur Kosova
Fejton (III) – Kotorri qendër e Ilirisë dhe shumë mbretërve ilir
2 Shkurt, 202215:41

Shkruan: Faton B. Mehmetaj

Rizoni e kishte kultin e vetë. Ndër perënditë që meriton një kujdes të posaqëm është Medauri që është edhe kulti i Rizonit

Kryengritje Ilire kundër Romakve