VIDEO-INSUREX, risi në tregun e sigurimeve në rajon dhe më gjerë
Visar Krasniqi, RTK
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) më parë edhe zyrtarisht ka lansuar sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në vend.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku ka thënë se ky sistem i ri informativ i lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus si dhe menaxhimit të dëmeve respektive është risi për tregun e sigurimeve.
Ai bëri me dije se ky sistem është lansuar pas më shumë se një viti të zhvillimi intenziv të sistemit, të dhjera takimeve dhe grupeve punuese nga kompania implementuese, industria e sigurimeve, Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe institucionet relevante Republikës së Kosovës, si QRA – Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjensioni Kadastral i Kosovës etj.
Arta Avdiu inxhiniere në kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), ka thënë se është përdorur teknologji të kohës që çdo ndryshim që ndodh do të mund të bëhet shpejt dhe mirë dhe pa afektuar në sistem.

"Sistemi përkrah një numër të pakufizuar të qasjes dhe të dhënave, ku ato ruhen në teknikat e kohës", tha ajo për RTK.
Edhe Vesa Berdyna inxhiniere në Quantix vlerësoi se të dhënat janë të sigurta. "Të dhënat janë shumë të mbrojtura dhe janë në bazë të ligjit dhe konventës", tha ajo për RTK.

Ndryshe sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të industrisë së sigurimeve.
Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendës digjitale, me qëllim të ofrimit sa të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetarët.
Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:























