Inflacioni në Turqi rritet në 48.69%
BKT
Ekonomi

Inflacioni në Turqi rritet në 48.69%

Inflacioni vjetor i Turqisë arriti në 48.69% në janar, në nivelin më të lartë që nga prilli 2002. Çmimet e konsumit u rritën me 48.69 për qind në janar krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga një normë vjetore pre 36.1 për qind në dhjetor, sipas të dhënave nga agjencia turke e statistikave (TUIK).

Lira u dobësua me 44% vitin e kaluar pasi banka qendrore uli normat e interesit me 500 pikë bazë që nga shtatori në 14%, nën përpjekjen e Erdoganit për t’i dhënë përparësi kredisë dhe eksporteve.

Pjesërisht në përgjigje të destabilizimit të monedhës vendase, qeveria rriti çmimet këtë vit, duke përfshirë gazin, energjinë elektrike, tarifat e rrugëve dhe autobusëve, ndërsa paga mujore u rrit me 50 për qind.

Rritjen më të lartë vjetore të çmimeve muajin e kaluar e kanë shënuar transporti me 68,89%, pasuar nga ushqimi dhe pijet joalkoolike me 55,61% dhe mobilimi dhe pajisjet shtëpiake me 54,53%, duke e çuar inflacionin në nivelin më të lartë në gati dy dekadat e Erdoganit në pushtet./ Reuters


MË SHUME NGA Ekonomi