Aksionet europiane e nisin shkurtin me nota pozitive
BKT
Ekonomi

Aksionet europiane e nisin shkurtin me nota pozitive

Aksionet europiane e nisin shkurtin me nota pozitive, Stoxx 600 rritet me 1%; UBS me 8%

Aksionet europiane e filluan shkurtin me norma më të larta, ndërkohë që tregjet nisën muajin e ri tregtimi.

Kuotimi i Stoxx 600 u rrit me 1.1% në fillim të shkurtit, pasi sektori i burimeve bazike u ngjit me 3.3 pikë duke shënuar rritjen më të madhe, megjithëse pothuajse të gjithë sektorët dhe bursat kryesore e nisën muajin me nota pozitive.

UBS raportoi një rënie të fitimit tremujor, por tejkaloi pritshmëritë e analistëve dhe vendosi objektiva të reja ambicioze për fitimin në vazhdim, si pjesë e një përditësimi të strategjisë së saj. Aksionet e UBS u rritën me më shumë se 8%, duke kryesuar Stoxx 600.

Në fund të indeksit europian të kompanive të mëdha dhe të qëndrueshme financiarisht, të njohura si “blue-chip”, farmacia zvicerane online Zur Rose Group ra me gati 7%.

Tregjet europiane patën një situatë të mirë gjatë sesionit të parë tregtar të shkurtit, pas përfundimit me nota pozitive të muajit janar. Megjithatë, indeksi Stoxx 600 pati muajin më të keq që nga tetori i vitit 2020, pasi investitorët rivlerësuan alokimet e tyre për shkak të frikës për rritjen e normave të interesit.

Rritja ekonomike në eurozonë është gjithashtu një arsye për të qenë të shqetësuar, pasi të dhënat paraprake të produktit të brendshëm bruto (PBB) treguan se prodhimi ekonomik u ngadalësua në tremujorin e katërt të vitit 2021, periudhë në të cilën PBB-ja u rrit me vetëm 0.3% nga tremujori i kaluar, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.6%.

Në Wall Street, aksionet e mbyllën muajin janar me rritje, pavarësisht periudhës së tensionuar, gjatë së cilës investitorët u përballën me ndryshimin e politikës së Rezervës Federale. Megjithatë, aksionet amerikane e nisën shkurtin përgjithësisht me norma më të ulëta, në periudhën e parë tregtare të muajit të ri.

Të dhënat nga Europa tregojnë se inflacioni në Francë u zbut krahasuar me nivelin më të lartë të 13 viteve që pati në janar, sipas agjencisë së statistikave INSEE. Inflacioni vjetor arriti në 3.3%, me një rënie të lehtë nga 3.4% në dhjetor, duke tejkaluar parashikimin mesatar prej 3.0%./ cnbc


MË SHUME NGA Ekonomi