ZRrE merr vendim për të hyrat e lejuara maksimale
BKT
Ekonomi

ZRrE merr vendim për të hyrat e lejuara maksimale

Kryetari i i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se vendimi për bllok-tarifat e reja pritet që të merret para 20 shkurtit.

Kjo gjë është deklaruar në një konferencë për media. Sipas Fejzullahut, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është duke bërë përpjekje maksimale, pasi sipas tij, ka kosto shtesë në sistem edhe domosdoshmëri e që ata duhet të marri një vendim që këto kosto të mbulohen. "Ne jemi duke bërë përpjekje që vendimin ta marrim më herët se 20 shkurti. Është shqyrtim i jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar që ky proces të përfundoj sa më parë, duke pasur parasysh se kemi kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërish ne duhet të marrim një vendim që këto kosto të mbulohen sa më shpejt prej konsumatorëve e në këtë rast edhe prej qeverisë”, deklaroi ai.

Fejzullahu në një konferencë për media ka thënë se muajin e kaluar kanë vërejtur ndryshime esenciale në parashikimet që i kishin bërë në janar, kur e kishin publikuar raportin konsultativ ku përfshihej propozimi për shtrenjtim të rrymës.

Fejzullahu tha se këto ndryshime do t’i publikojnë, ndërsa njoftoi se tarifat e reja të energjisë elektrike pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të ZRRE-së. “Ndryshimi esencial është që ne i kemi marrë për bazë edhe kostot aktuale të muajit janar”, tha Fejzullahu.

“Kostot e realizuara në muajin janar kanë qenë më të larta se ato që i kemi parashikuar. Mirëpo i kemi pasur edhe disa komponente tjera të cilat kanë qenë shumë më të ulëta sesa që i kemi parashikuar”, shtoi ai.

Fejzullahu tha se po i shqyrtojnë të gjitha dokumentet, përfshirë komentet e dërguara, të cilat tha se do të trajtohen edhe në mbledhjen ku pritet të merret vendimi. E sigurt është që tarifat e energjisë elektrike do të ndryshojnë.

 


MË SHUME NGA Ekonomi