Qeveria e Kroacisë rriti parashikimin mesatar vjetor të inflacionit
Qeveria e Kroacisë rriti parashikimin mesatar vjetor të inflacionit për këtë vit, në 3.5%, nga 2.6%, që ishte parashikuar në projektligjin e buxhetit, për të reflektuar një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe të energjisë.
Ministri i Financave, Zdravko Maric, tha se dinamika e normës së inflacionit duhet të jetë e kundërt me vitin 2021, kur norma ishte e ulët në fillim të vitit.
Maric shtoi se inflacioni mund të arrijë në nivelin 5% në bazë vjetore në dhjetor 2021. Qeveria po shqyrton masat për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimit të gazit natyror te familjet dhe mund të ulë taksën e vlerës së shtuar për karburantin, pas një ulje të TVSH-së për energjinë elektrike, tha Maric.
Aktualisht, Kroacia ngarkon një normë TVSH-je prej 25% për blerjet e gazit natyror.
Çmimet e konsumit të Kroacisë u rritën me 4.8% në bazë vjetore në nëntor 2021, pas rritjes me 3.8% në tetor, tha zyra e statistikave muajin e kaluar.























