SHBA dhe Japonia bien dakord të heqin tarifat e çelikut
BKT
Ekonomi

SHBA dhe Japonia bien dakord të heqin tarifat e çelikut

SHBA-ja ka hequr pjesërisht tarifën prej 25 për qind të vendosur nga ish-presidenti Donald Trump për importet e çelikut nga Japonia.

Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi se deri në 1.25 milionë tonë metrikë çeliku të importuar nga Japonia do të lejohen të hyjnë në SHBA pa doganë çdo vit, me sasi përtej këtij pragu që i nënshtrohen një takse prej 25 për qind.

Sistemi i ri i rënë dakord nga të dy vendet do të hyjë në fuqi më 1 prill, thuhet më tej.

Në marrëveshjen e re nuk përfshihen tarifat për produktet e aluminit.

Marrëveshja do të ndihmojë në sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate të industrisë së çelikut, theksohet me tej.

Në vitin 2018, SHBA-ja vendosi tarifa prej 25 për qind dhe 10 për qind për çelikun dhe aluminin e importuar, përkatësisht, për arsye "sigurie kombëtare".

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë, SHBA-ja importoi rreth 1.7 milionë tonë metrikë çelik nga Japonia në vitin 2017 përpara se të vendoseshin tarifat.

Importet e çelikut nga Japonia kanë rënë në 1.1 milion ton deri në vitin 2019.

Në tetor të vitit 2021, SHBA-ja arriti një marrëveshje tjetër me BE-në për tarifat e çelikut dhe aluminit.


MË SHUME NGA Ekonomi