ZRrE-ja merr vendim: Rritet çmimi i energjisë për konsum mbi 800 kilovatë
Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, me 5 vota për, asnjë kundër, ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për vitin 2022
Hysen Rudari nga ZRrE i ka propozuar Bordit aprovimin e tarifave për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kWh.
Pas shqyrtimit të komenteve, propozimeve dhe argumentimeve të marra nga institutcionet, partitë politike dhe shoqëria civile, ZRrE ka përpiluar raportin ku reflektohen këto sygjerime dhe kudo që ka ose evidentuar gabime, ZRrE i ka marrë për bazë. Pas këtij procesi, ZRrE ka marrë një propozim nga Furnizuesi me Shërbim Univerzal që këto tarifa të mbulohen përmes një rritjeje lineare prej rreth 12%, propozim ky i papranueshëm për ZrrE-në për shkak se nuk reflekton koston për shërbim me energji elektrike, ka thënë Rudari.
Në bazë të subvencionimit të Qeverisë së Kosovës për tarifat e energjisë në vlerë prej gjithsejt 100 milionë Euro nga buxheti i vendit, ZRrE ka propozuar ngritje të çmimit të energjisë për konsumatorët që tejkalojnë konsumin e 800 kWh në muaj.
“Të gjithë konsumatorët komercialë dhe shtëpiakë, do të kenë zero rritje të tarifave për konsum deri në 800 kWh në muaj, ndërsa për shpenzim mbi 800 kWh për tarifën e ulët do të paguhet 5.9 cent/kWh, ndërsa 12.5 cent/kWh për tarifën e lartë.”
Sipas tij, për bizneset nuk do të aplikohet bllok tarifa.























