Mbi 5 mijë biznese u mbyllën, 10 mijë punëtorë humbën punën
Lirimi i masave dhe lejimi i Gastronomisë të punojë deri në orën 23:00 nuk është që po përkrahet edhe shumë nga Shoqata e Gastronomisë. Këta thonë se me këtë orar kanë funksionuar me muaj të tërë, teksa thonë se kanë vështirësi së funksionuari.
Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vrainca, ka thënë për Ekonomia Online se 2 000 biznese konsiderohen se janë më pak, ndërsa ka të tjerë që kanë larguar punëtorë prej punës shkaku i pandemisë.
Ai ka kërkuar nga qeveria që të ketë lirim të masave ose mbështetje financiare.
“Kjo është veç një kthim i masave të kaluara. Deri në ora 23:00 kanë funksionuar me muaj bizneset e gastronomisë ani pse kanë pasur hapësirë të lirohen. Rekomandimet e OBSH nuk janë përfill që janë marrë nga Qeveria. Nuk po themi që mos të ketë masa por po themi që masat që i vendosin të veprojmë strategjikisht që të kemi kujdes nga personat që futen brenda territorit të Kosovës që të jenë të kontrolluar dhe jo të pakontrolluar e të mbyllet një ekonomi. Edhe gastronomia ka vështirësi në likuiditet. Shumica e bizneseve kanë larguar punëtorë prej punës, kanë pasur probleme me qira dhe ka pasur dëm të madh ku 2000 biznese konsiderohet që janë më pak. Ose duhet me pas lirim ose mbështetje financiare. 10 mijë punëtorë kanë humbur vendin e punës. Këto të gjitha kanë ndikuar që përsëri të hasim në vështirësi në likuiditet”, tha Vrainca.
Ndërsa Diar Sada nga kafiteria “De rada”, e ka mirëpritur lirimin e masave, pasi sipas tij funksionimi deri në këtë orë i ndihmon sado pak gastronomët.























