Teoria e re pretendon prejardhjen e koronavirusit nga një vend tjetër
BKT
Shëndetësi

Teoria e re pretendon prejardhjen e koronavirusit nga një vend tjetër

Shkencëtarët hungarezë kanë njoftuar se ka një mospërputhje të madhe në të dhënat për origjinën e Covid 19, si dhe që kinezët kanë hequr mostrat kryesore nga baza e të dhënave gjenetike.

Një version i hershëm i Covid-19, i cili duket se është krijuar në laborator, është zbuluar në mostrat e një kompanie bioteknologjike kineze, shkruan Sara Knepton, redaktore e departamentit shkencor të Telegraph.

Ky zbulim justifikon pretendimet se virusi mund të ketë origjinën si një eksperiment laboratorik që ka rrjedhur aksidentalisht.

Ekspertët e bioinformatikës nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Universiteti i Lorandit në Budapest e bënë zbulimin rastësisht duke ekzaminuar të dhënat gjenetike nga mostrat e tokës të mbledhura nga Antarktida në fund të vitit 2018 dhe fillim të vitit 2019.

Mostrat u dërguan në Sangon Biotech në Shangai për testim në dhjetor të vitit 2019, ku u kontaminuan me një variant të panjohur deri më tani të Covid-19.

Varianti ka mutacione që lidhin hendekun midis koronavirusit të lakuriqit të natës dhe llojit më të hershëm nga Wuhan, kështu që mund të jetë një version i virusit paraardhës, pra të këtij ekzistues, shkruan Telegraph, përcjell RTKLIVE.

Mutacione unike

Mostrat përmbajnë gjithashtu ADN të një lloj brejtësi dhe majmuni, duke sugjeruar se virusi i hershëm mund të jetë edukuar në linjat qelizore të kafshëve.

"Mutacionet unike sugjerojnë se është një variant i paraardhësve. Pra, nëse është përcaktuar, le të themi, në mes të dhjetorit, përpara se dikush të identifikonte virusin te njerëzit dhe të përpiqej ta rritë atë në laboratorë, atëherë ai tregon mostra sekrete në laboratorë në 2019 ", thotë Viscount Ridley, autor i "Viral: Kërkimi për Origjinën e Covid-19".

"Ata nuk janë nga foka apo pinguinë, por nga majmunët e gjelbër afrikanë dhe hamsterët kinezë. Të dyja speciet janë burimi i linjave qelizore laboratorike më të përdorura," tha Ridley për ADN-në e kafshëve të zbuluara.

Data e saktë kur është kryer ADN nuk është e sigurtë. Megjithatë, studiuesit thonë se nëse do të ndodhte në dhjetor 2019, virusi mund të jetë paraardhësi i llojit origjinal njerëzor nga Wuhan.

Nëse do të ishte veçuar në fillim të vitit 2020, mund të jetë kontaminuar nga eksperimentet e kryera nga studiues që përpiqen të zbulojnë më shumë rreth virusit në zhvillim.


MË SHUME NGA Shëndetësi