Bislimi: Synojmë mjedis më të mirë për bizniset në Kosovë
BKT
Ekonomi

Bislimi: Synojmë mjedis më të mirë për bizniset në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi thotë se reforma e administratës publike ka një rol të rëndësishëm në qeverisjen Kurti 2 për qasje më të mirë në mjedisin e të bërit biznis dhe lehtësimin e barrës administrative për qytetarë.

Gjatë takimit ku u bë edhe prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznese

Ai gjatë takimit ku u bë edhe prezantimi i qasjes së Qeverisë së Kosovës për zvogëlimin e barrës administrative për qytetarë dhe biznise, tha se fokusi i kësaj qeverie është për të pasur një mjedis më të mirë të të bërit biznis në Kosovë.

“Qëllimi i këtij takimi është që nevojave të komunitet të biznisit dhe qytetarëve, ne si Qeveri t’i përgjigjemi në mënyrën më të mirë”, tha ai.

Bislimi foli edhe për strategjinë kombëtare të zhvillimit, dhe për strategjinë e re të reformës, administratës për të vendosur qartësi dhe llogaridhënie.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra theksoi se reforma e administratës publike është mëse e domosdoshme dhe shtoi se si MBAP kanë filluar të ndërmarrin një sërë reformash në këtë fushë në aspektin legjislativ.

Dobra tha se një prej këtyre reformash në aspektin ligjor është ligji për procedurat e përgjithshme për lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve. Derisa shtoi se përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe shërbimeve do të bëhet përmes digjitalizimit.

Pas këtyre dy fjalimeve nga zëvendëskryeministri Bislimi dhe zëvendësministri Dobra, tryeza ku po marrin pjesë edhe komuniteti i biznisit është mbajtur e mbyllur për media.


MË SHUME NGA Ekonomi