Sindikata kërkon koeficientin 7 për profesionistët shëndetësorë
Sindikata e Infermierëve të Kosovës po kërkojnë që infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësor të paguhen me koeficientin 7 si opcion të vetëm.
Përmes një komunikate për media, ata kanë deklaruar se do të diskutojnë me organet drejtuese, shoqata e institucione tjera për të organizuar marsh protestues.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës do konsultoj organet e saja drejtuese, shoqata dhe insitucionet tjera përfaqësuese dhe secilin infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për organizimin e një marshi protestues ku do ftohen të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor nga e gjithë Kosova, duke vazhduar me protesta ditore, deri në greva dhe bllokim total të sistemit shëndetësor. Sindikata e Infermierëve të Kosovës bazuar në këtë shtojcë kërkon koeficientin 7 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor pa dallim, ndërsa opcionet tjera nuk do pranohen në asnjë mënyrë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.























