09:23 / 15.02.2022
Më 22 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë
Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve njofton se më 22 shkurt 2022 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2022. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.
"Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi, thuhet në njoftim të ministrisë.
Ministria njofton se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.























