Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të vlerës së primit për sigurimet bujqësor
BKT
Ekonomi

Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të vlerës së primit për sigurimet bujqësor

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte gjatë vitit 2022 do të mbështesë fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor “indeks”, të cilët kultivojnë kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specave, kumbullës, mjedrës, vishnjës, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës.

MBPZhR-ja planifikon që Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022 ta aprovojë në fund të muajit mars dhe me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në kuadër të skemës së primit të sigurimit bujqësor i njofton të gjithë ata që i plotësojnë kriteret për subvencionim se mund të bëjnë blerjen e polisës së sigurimit bujqësor indeks dhe tradicional. Blerja e këtyre polisave duhet të bëhet sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e produkteve të lartëpërmendura, sipas kushteve specifike të secilit produkt për llojin e sigurimit bujqësor të aprovuar nga MBPZhR-ja dhe sipas njoftimit që iu është bërë Kompanive të Sigurimit, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë shitjen e polisave të sigurimit bujqësor.

"MBPZhR-së përmes politikave të duhura bujqësore në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe njoftimeve me kohë për k ëto skema mbështetëse, synon realizimin sa më efektiv të masave mbështetëse për këtë vit.Të gjithë fermerët e interesuar për të marrë informata shtesë në këtë drejtim, të kontaktojnë Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve që funksionon në kuadër të MBPZhR-së", njofton MBPZhR-ja.


MË SHUME NGA Ekonomi