Kurti: Çmimi i rrymës është minimal për xhepin e qytetarit
BKT
Ekonomi

Kurti: Çmimi i rrymës është minimal për xhepin e qytetarit

Kryeministri Albin Kurti, në emisionin "Prime" në RTK, tha se shtrenjtimi i rrymës në Kosovë te xhepi i qytetarit është minimal. Sipas tij kuleta e shtetit e ka paguar shumë më tepër sesa qytetari i Kosovës.

Për këtë Kurti fajin ua lë mos ndërtimin e kapaciteteve për energji dhe rritja në bursë e rrymës, e cila ka bërë që të rritet edhe çmimi i rrymës.

“Në mungesë të kapaciteteve që ka Kosova nuk arrihet ajo që kërkohet dhe janë detyruar të importojnë. Qytetarët sa më shumë ta kursejnë rrymë sepse kursejnë për vete por edhe kursejnë kuletën e shtetit”, tha Kurti në intervistë për RTK.

Ai tha se çmimi i rrymës në Kosovë nuk është i shtrenjtë në krahasim me vendet tjera, por që siç tha Kurti çmimi do të ishte edhe më i lirë sikurse do të ndërtoheshin termocentralet e reja.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për “ngritje në ekonomi” nën qeverisjen e tij ndërkohë që tha se njohjet kanë ngecur dekadën e fundit për shkak të dialogut asimetrik.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Ekonomi