07:34 / 20.02.2022
Për një muaj ANP `Adem Jashari` u ka shërbyer 194,207 pasagjerëve
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, njofton se gjatë muajit janar ANP “Adem Jashari” u ka shërbyer 194,207 udhëtarëve, duke regjistruar kështu numrin më të madh të udhëtarëve të shërbyer gjatë muajit janar në krahasim me vitet e kaluara.
"Ky numër paraqet rritje prej 45% në krahasim me vitin e kaluar, 6% rritje në krahasim me vitin 2020 dhe 15% rritje në krahasim me vitin 2019 periudhën para pandemisë", thuhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil i Kosovës.























