​Hajdari publikon ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë në Dubai
BKT
Ekonomi

​Hajdari publikon ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë në Dubai

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka publikuar ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë më 17 Shkurt në expozitën ndërkombëtare "EXPO 2020 Dubai".

Ajo ka shkruar në Facebook se të gjithë ata që e kishin të pamundur të përcjellin ceremoninë e kremtimit të Ditës së Pavarësisë me 17 Shkurt në expozitën ndërkombëtare "EXPO 2020 Dubai", me flamurin tonë në mes të 191 shteteve tjera, mund ta gjeni në këtë video, ku është programin e pjesës së ceremonisë zyrtare me ngritjen e flamurit, fjalimeve zyrtare të rastit nga unë dhe ministri emirat Dr. Ahmand Belhoul Al Falasi, të përcjellura me përformancën kulturore me vallet e Ansambit Shota dhe koncerti i Ambasadorit tonë për Kulturë, Tenorit me famë botërore Ramë Lahaj.

“Dubai është qendër që gërsheton të gjitha kulturat botërore, si dhe shembull i zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe qeverisjes së mirë, e në këtë mirëqeverisje emirate, Kosovës iu hapën dyert e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar ajo.

https://virtualexpodubai.com/listen-watch/events/kosovo-national-day-ceremony?fbclid=IwAR2pyY284OsZ-dMPvB2KdMmZCDbNlc7Os9mIdX76GUcJtLlG6QELNgwq8ys


MË SHUME NGA Ekonomi