Ambasadori Kiçmari takoi drejtorin e përgjithshëm të Bankës Japoneze
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka takuar NAKASHIMA Hiroyuki, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC.)
Ambasadori Kicmari ka informuar lidhur me mundësitë dhe sektorët potencial të bashkëpunimit dhe përkrahjes që JBIC mund të ofroj për Kosovën.
Më tej, Ambasadori Kicmari ka ofruar bashkëpunimin e plotë të Ambasadës në lehtësimin dhe mundësimin e komunikimit me institucionet e Kosovës në mënyrë që ky bashkëpunim të konkretizohet në projektet e ardhshme japoneze për vendin tonë.
"Përfaqësues i JBIC z. NAKASHIMA ka falënderuar Ambasadorin Kicmari për këtë takim dhe u shpreh i interesuar për të vazhduar bashkëpunimin e afërt me Ambasadën e Kosovës në Tokio.
Në këtë takim gjithashtu morën pjesë edhe zyrtarët e tjerë nga JBIC, z. Marushima, z. Kato, dhe znj. Haruka Fuse, ndërsa Ambasadori Kiçmari ishte i shoqëruar nga Zëvendës Shefi i Misionit z. Arbër Mehmeti", njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni,























