09:33 / 23.02.2022
Krasniqi: Institucionet të punojnë të ndalin trendin e ikjes së punëtorëve
Vitet e fundit ka një trend të largimit të punëtorëve të kualifikuar për Gjermani. Kjo dukuri ka prekur jo vetëm Kosovën, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Vetëm për Gjermani për dy muaj mbi 100 mijë persona nga Kosova kanë aplikuar për termine për viza pune.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Besnik Krasniqi, tha se institucionet e Kosovës duhet të merren më shumë me temën e ikjes së punëtorëve dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar.
“Duhet të punojmë më shumë në kualifikim të kuadrove, pra të kemi edhe parashikim të trendeve të punësimit”, tha ai për emisionin "Aktual", në RTK.























