16:43 / 28.02.2022
Mazreku: Vendosja e stikersave do të fillojë nga 15 marsi
Ashtu edhe siç është paralajmëruar kohë më parë nga 15 marsi i këtij viti do të nisë implementimi i projektit për vendosjen e stikersave nëpër xhama të automjeteve, projekt i i mbështetur tërësisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS).
“Jemi thuajse në fund të përfundimit të përgatitjeve në mënyrë që nga 15 marsi të nis të zbatohet në praktikë ky projekt shumë i rëndësishëm i cili për qëllim ka uljen e numrit të automjeteve të pa siguruara në vend”, ka shkruar në "Facebook", drejtori i BKS-së Sami Mazreku.
Më tutje drejtori ka bërë të ditur se modeli i përzgjedhur i cili do të vendoset në xhama të automjeteve, por edhe detaje tjera rreth këtij projekti do të jepen në ditët në vijim.























