Rritet çmimi i gazit natyror mes përshkallëzimit të luftimeve Rusi-Ukrainë
Çmimi i gazit natyror në kontratat e prillit në TTF u hap me 129 euro, duke shënuar një rritje prej 9.5 për qind.
Tregtimi i gazit natyror në TTF, pika virtuale e tregtimit të gazit natyror me bazë në Holandë, regjistroi rritje prej 25.9 për qind në 153.2 euro për megavat-orë sot në mëngjes ndërsa intensifikohen sulmet ruse në Ukrainë.
Çmimi i gazit natyror në kontratat e prillit në TTF u hap me 129 euro për megavat-orë, duke shënuar një rritje prej 9.5 për qind krahasuar me seancën e mëparshme të tregtimit.
Çmimet e gazit natyror arritën deri në 193,9 euro me një rritje prej 59,4 për qind krahasuar me seancën e mëparshme, pasi rritjes së frikës për ndërprerjen e furnizimit në mes të sulmeve të vazhdueshme ruse në Ukrainë.
Çmimet po rriten për shkak të shqetësimeve se lufta Rusi-Ukrainë do të shkurtojë furnizimet me gaz. Shqetësimet për dëmtimin e infrastrukturës së gazit natyror me mundësinë e ndërprerjes së rrjedhës së gazit nga bombardimet dhe sulmet me raketa të Rusisë kundër Ukrainës po rrisin çmimet. Nëse lufta vazhdon, gjasat e vendosjes së sanksioneve ndaj furnizuesve të naftës dhe gazit natyror po rriten, duke i shkaktuar rritjen e çmimeve.
Në reagim të veprimeve të Rusisë, ExxonMobil, BP, Shell dhe Equinor njoftuan planet e tyre të daljes nga sipërmarrjet dhe projektet e përbashkëta në Rusi ndërsa TotalEnergies gjithashtu ranë dakord të mos investojnë më në projekte të reja në vend.
Njoftimet për ngërçin në projektin "Rrjedha Veriore 2", i cili ishte planifikuar të transportonte gazin rus në Evropë, nxitën shqetësimet për mungesën e furnizimit me gaz.
Javën e kaluar, Gjermania ndaloi procesin e licencimit për projektin ndërsa SHBA-ja njoftoi vendimin e saj për të sanksionuar kompaninë "Rrjedha Veriore 2". Më 1 mars, dolën disa raporte lajmesh që pretendonin se kompania "Rrjedha Veriore 2" kishte pushuar nga puna të gjithë punonjësit e saj.























