12:04 / 02.03.2022
OEGJK: Lufta e Ukrainës me pasoja ekonomike globale
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), vlerëson se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë i shpejtë dhe dramatik, por pasojat ekonomike globale do të jenë shumë më të ngadalta për t`u materializuar dhe më pak spektakolare.
"Megjithatë, përveç Ukrainës, Rusia ka të ngjarë të jetë humbësi më i madh ekonomik afatgjatë nga konflikti. Pasojat ekonomike afatgjata për pjesën tjetër të botës do të jenë shumë më pak të rënda se sa për Rusinë, por ato do të jenë ende një sfidë e vazhdueshme për politikëbërësit. Megjithatë, ekonomistët ndërkombëtarë parashikojnë një inflacion më të lartë, rritje më e ulët dhe çrregullime në tregjet financiare", thuhet në postimin e KDWV-së në "Facebook".























