"Airbus" ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë
BKT
Ekonomi

"Airbus" ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

Kompania Airbus me seli në Evropë njoftoi se ka pezulluar dërgimin e pjesëve rezervë në Rusi dhe mbështetjen e linjave ajrore ruse pas sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

Airbus në një deklaratë tha se e ishte gjithashtu duke shqyrtuar nëse qendra teknike në Moskë do të ishte në gjendje t'u shërbente klientëve vendas nën sanksionet perëndimore.

Airbus njoftoi se po pezullonte dërgesat e saj në Rusi pasi prodhuesi amerikan i avionëve Boeing ka pezulluar pjesët, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për linjat ajrore ruse si dhe operacionet kryesore në Moskë, pasi sanksionet e vendosura pas sulmit të Rusisë në Ukrainë shkaktuan paqëndrueshmëri në industrinë globale të aviacionit.


MË SHUME NGA Ekonomi