Bektashi: Rritja e çmimeve të naftës do të rritë inflacionin
Rritja e çmimeve të disa produkteve bazë, e veçanërisht tek derivatet e naftës do të sjellë efekt negativ dhe do të prek xhepin e qytetarëve të Kosovës.
Profesori i ekonomisë, Mejdi Bektashi vlerësoi se bota për këto dy vite po përballet me krizën. Ai tha se bota është përballur me krizë shëndetësore, krizë energjetike, kriza financiare, si dhe luftën e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës e cila është luftë hibride me pasoja.
Sipas tij kriza do të ketë efekt negativ edhe tek çmimet e shumë produkteve. “Rritja e çmimeve të naftës do të sjellë pasoja”, tha ai në një intervistë për RTK. Për ndikimet që i ka ekonomia e Kosovës mund të ketë nga rritja e çmimet të derivateve, Bektashi tha se ajo mund të ndikojë edhe tek produktet e tjera , për shkak se nafta është njëra ndër produktet bazë.
“Rritja e çmimeve të derivateve do të ndikojë tek çmimet e tjera, për shkak se është efekt zinxhiror. Shtetet e tjera kanë ndërmarrë masa të cilat do të zbusin krizën me çmimet e naftës”, tha ai.
Për masën e qeverisë që e mori qeveria për naftarët, do të ndikojë të parandalimin e rritjes së çmimeve për kohën që është caktuar nga qeveria.























