15:04 / 07.03.2022
Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës anti-Covid
Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat nga IKSHPK, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në të gjitha qytetet e Kosovës, prej fillimit të vaksinimit, janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës, ndërsa me dozen e dytë, janë vaksinuar deri më tani 817.331 qytetarë.
Kurse deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta./F.C/























