20:15 / 07.03.2022
Kosova dhe Gjermania do të mbajnë Forum Ekonomik
Drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani zhvilloi takim online me Ambasadorin e Kosovës në Gjermani Shkelqësinë e tij, Faruk Ajeti.
"Gjatë takimit, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në mes Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasadës së Kosovës në Gjermani. Po ashtu, znj. Hasani njoftoi z. Ajeti për Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar, që do të mbahet më 5.-7.7.2022, dhe ndihmën që OEGJK është duke e dhënë për bizneset eksportuese kosovare, si dhe për investitorët gjermanë që duan të investojnë në Kosovë", njofton OEGJK-ja.























