13:10 / 08.03.2022
“LiDL” ndalon shitjen e disa produkteve ruse në Zvicër
LiDL" ka njoftuar një bojkot të mallrave ruse.
Pasi një numër i shitësve me pakicë të Zvicrës kanë njoftuar një bojkot të mallrave ruse, LiDL ka vendosur të tërheqë armët plastike Nerf nga raftet e saj në Zvicër, njofton albinfo.ch.
Rrjeti i supermarketeve nuk dëshiron të lidhet në asnjë mënyrë me luftë apo dhunë. Kjo është arsyeja pse ajo po pezullon shitjen e dy grupeve të armëve me ajër që gjuajnë shigjeta me shkumë nga marka e lodrave Nerf, e cila është në pronësi të prodhuesit amerikan të lodrave Hasbro.
Një zëdhënës i Lidl shpjegoi se ky vendim ishte marrë “për respekt dhe konsideratë” për popullin ukrainas.























