Gërxhaliu: Qeveria me urgjencë të subvencionojë mbjelljet pranverore
BKT
Ekonomi

Gërxhaliu: Qeveria me urgjencë të subvencionojë mbjelljet pranverore

Lufta në Ukrainë ka ndikuar tek çmimet e shumë produkteve bujqësore.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu tha se Kosova mund të sigurojë një pjesë të bukës, nëse do të kemi një planifikim më të mirë nga institucionet gjegjëse, në këtë rast nga Ministria e Bujqësisë dhe tokat që tani janë të pa punuara të mbjellën në këtë pranverë.

“Do të ishte mirë që qeveria e Kosovës me urgjencë të subvencionojë mbjelljet pranverore, kjo do të bënte që në verë të kemi të korrura të disa produkteve që janë të nevojshme për tregun vendor dhe sadopak do të zbuste  krizën e disa produkteve të grurit”, tha ai.

Një mënyrë sipas tij është subvencionim i naftës në një përqindje më të lartë, por edhe të pjesë tjetër. “Kosova ka ekspertë të bujqësisë që mund të bëjnë analiza të shpejta dhe të krijojnë një plan afatshkurtër për prodhimet bujqësore”, tha ai për RTKlive.

Për çmimet që çdo ditë po ndryshojnë në Kosovë, Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka sugjeruar qeverinë e Kosovës që të ndërhyjë me një masë të përkohshme. “Duhet të kemi një dialog mes qeverisë dhe bizneseve të Kosovës, pra atyre që importojnë dhe të shohim se cilat janë mundësitë për të pasur një lehtësim për bizneset dhe më pas qytetarët të përfitojnë nga këto lehtësira”, tha ai.(RTKlive)


MË SHUME NGA Ekonomi