VIDEO-Transportuesit rrugor të udhëtarëve paralajmërojnë protestë
Donika Sherifi, RTK
Transportuesit rrugorë të udhëtimit kanë paralajmëruar protesta, nëse Qeveria nuk e anulon vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori. Shoqata e Transportit Rrugor me këtë rast i ka dhënë afat prej 72 orësh Qeverisë së Kosovës që ta anulojë këtë vendim. Nga Ministria e Infrastrukturës i thanë RTK-së se javën e ardhshme do të përgjigjen për çështjet e ngritura.
Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për uljen e çmimit të biletave për udhëtarët e autobusëve ndëruban, mblodhi urgjent të dielën të gjithë operatorët e vendit.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, pas takimit me operatorët njoftoi se Këshilli Drejtues i shoqatës do t?i drejtohet Gjykatës Themelore dhe asaj Kushtetuese për siç thotë ai, shkeljet ligjore dhe mohimin për të operuar si treg I lirë.
“Ne po kërkojmë që brenda tre ditësh përkatësisht 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë, anulimin e vendimit në afat prej 72-orësh dhe të ulet këtu në Oden Ekonomike bashkë me Shoqatën dhe të zbatojnë marrëveshjen e shkruar mes qeverisë dhe shoqatës për subvencionim të transportit rrugor, nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e tham që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona?”, tha ai.
Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës, fëmijët, studentët, invalidët e luftës e punës dhe pensionistët përfitojnë nga përgjysmimi i çmimit të biletës së autobusëve.
Sipas ministrisë, kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të naftës.
Nga Ministria e Infrastrukturës i thanë RTK-së se në fillim të javës do të përgjigjen për çështjet e ngritura nga Shoqata e Transportit Rrugor.
Donika Sherifi, RTK























