VIDEO-Sektori i ndërtimit në Kosovë po përballet me mungesë të punëtorëve
BKT
Ekonomi

VIDEO-Sektori i ndërtimit në Kosovë po përballet me mungesë të punëtorëve

Valjete Shala, RTK

Punësimi pa kontratë, pagat, rrezikshmëria e lartë në punë, janë ndër arsyet që sektori i ndërtimtarisë po përballet me mungesë të punëtorëve tash e sa kohë. Mungesa e fuqisë punëtore në ndërtimtari është bërë problem edhe për Kosovën.

Ragip Morina nga shoqata e Ndërtuesve, tregoi për RTK disa arsye që sipas tij po ndikojnë që një numër i madh i punëtorëve të sektorit të ndërtimit po shkojnë jashtë vendit.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se vendi po përballet me mungesë të punëtorëve edhe në sektorë të tjerë. Ai kërkon nga pronarët e bizneseve të ofrojnë mundësi më të mira pune punëtorëve.

Morina pret që të ketë mekanizma ligjorë dhe të favorizohen kompanitë vendore, në mënyrë që mos të ketë ikje të fuqisë punëtore nga vendi. Ndërkohë për të ndikuar në këtë aspekt, Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për rritjen e pagës minimale në vend. 

Valjete Shala, RTK


MË SHUME NGA Ekonomi