Banorët e `Kroit të Vitakut` të shqetësuar me prodhimin e kriptovalutave
BKT
Ekonomi

Banorët e `Kroit të Vitakut` të shqetësuar me prodhimin e kriptovalutave

Visar Shatrolli, RTK

Edhe pse është ndaluar prodhimi i kripto-valutave në Kosovë për shkak të krizës energjetike, në Kroin e Vitakut, shqiptarët që jetojnë atje thonë se megjithatë në këtë zonë po vazhdon prodhimi i kriptovalutave, dhe si pasojë e prodhimit të tyre ata kanë probleme me energji elektrike, shpesh po mbesin pa të.

Monedha virtuale Bitcoin tashmë prodhohet me të madhe në gjithë botën. Prodhimi kësaj kripto-valute ka kohë që bëhet edhe në Republikën e Kosovës, porse Qeveria ka ndalur prodhimin e tyre për shkak të situatës emergjente me energjisë, tash e sa muaj. Pavarësisht këtij vendimi, prodhimi po vazhdon në veri të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen Kroi i Vitakut.

Kjo për faktin se në atë pjesë, banorët nuk paguajnë energji elektrike, e që kostoja e prodhimit të një bitcoin-ni është shumë e lartë.

Prodhimi i bitcoinëve shpenzon shumë energji elektrike, e në veri të Mitrovicës, vazhdon të paguhet nga Qeveria e Kosovës.

 


MË SHUME NGA Ekonomi