Filloi vendosja e stikersave për automjetet e regjistruara
Sot nga zyrat qendrore të Autoritetit të Regjistrimit Civil në Prishtinë, ka filluar zbatimi i Memorandumit për vendosjen e ngjitëseve në xhama të automjeteve të regjistruara në Kosovë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se BQK do të vazhdojë të mbështes projekte që kanë qëllim sigurinë në trafik.
"Vendosja e stikersve, paraqet një hap në drejtim të asaj që të ulët % e automjeteve të pasiguruara në Kosovë, e që në rend të parë na hapë rrugë që të fillojmë me negociata për anëtarësimin e Kosovës dhe Këshillin e Byrove dhe që më pastaj do te ketë edhe benifite të tjera, do të rritet buxheti dhe mbi të gjitha është në interes që të ulen aksidentet me fatalitet të cilat janë shkaktuar kryesisht prej automjeteve të pasiguruara”, tha ai.
Kurse zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z.Hysen Durmishi, deklaroi seky prokekt është shumë me rëndësi për Kosovën. "Që nga sot fillon impementimi i memorandumit që e kemi nënshkruar, kjo do të ndihmojë Kosovën për Kartonin e Gjelbër", tha ai.
Edhe Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku, vlerësoi se vendosja e stikersave e rrit sigurinë në trafik.
"Vendosja e stikersave në automjete sot e rrit sigurinë në trafik, e ndihmon Policinë e Kosovës që në mënyrë shumë të lehtë t'i identifikojë veturat të cilat janë pa regjistrim dhe pa sigurim. Anëtarësimi në kartonin e gjelbër është problem politik e që ka të bëjë me OKB-në, mirëpo si byro nuk jemi ndal tek ajo, jemi duke bërë forma alternative që përmes kanaleve tjera, përmes një shteti mik të bëjmë zgjidhje sa i përket kartonit të gjelbër, mirëpo nuk kemi mundur më herët për arsye sepse nuk kemi bërë asnjë veprim konkret, se si t’i ulim këto vetura pa regjistrim dhe sigurim”, tha Mazreku.
Ndryshe vendosja e ngjitëseve (stikersave) në xhama të automjeteve synon të ulë numrin e veturave të paregjistruara në Kosovë e që sipas statistikave zyrtare kalon mbi 200 mijë vetura. Me problemin e automjeteve të paregjistruara dhe pasiguruara, Kosova po ballafaqohet këto vite e që është njëri ndër kriteret që duhet plotësuar në procesin e përafrimit me Kartonin e Gjelbër.(A.BELA).























