FMN shkarkon drejtorin ekzekutiv rus të nderit
BKT
Ekonomi

FMN shkarkon drejtorin ekzekutiv rus të nderit

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shkarkuar Aleksei Mozhin.

Mozhin, drejtor ekzekutiv për Rusinë në organin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015.

Një zëdhënës i FMN-së tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe impaktit të mundshëm të këtij vendi në përmbushjen e kësaj detyre.

Kjo vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionerë, përfshirë SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, raporton Financial Times./S.K.


MË SHUME NGA Ekonomi