Këta janë tre kandidatët në listën e ngushtë për drejtor të AKP-së
Në listën e ngushtë për drejtor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), janë përzgjedhur tre kandidatë për të vazhduar garën e mëtutjeshëm.
“Kandidatë për drejtor menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit në listën e ngushtë janë: Arben Limani, Bujar Sadiku, Muharrem Arifi”, thuhet në njoftimin e departamentit të burimeve njerëzore të AKP-së, raporton RTKlive.
Ndryshe Drejtori Menaxhues mban përgjegjësinë kryesore ekzekutive për realizimin të misionit të AKP-së dhe për të siguruar një funksionim profesional, etik dhe efikas të Agjencisë.
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) është organ i pavarur që i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. AKP është e ngarkuar sipas ligjit me detyrën e privatizimit dhe likuidimit të të gjitha Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) dhe aseteve të NSH-ve brenda territorit të Kosovës. AKP aktualisht administron portfolion prej 592 NSH-ve të cilat do të privatizohen dhe likuidohen brenda kohës më të shkurtër të mundshme. Agjencia ka të punësuar 249 zyrtarë, të vendosur në selinë qendrore të saj në Prishtinë dhe në 5 zyrat rajonale.Afet Bela
























