Latifi: Emiratet e Bashkuara vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën
BKT
Shëndetësi

Latifi: Emiratet e Bashkuara vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi është takuar sot me ambasadoren e Emirateve të Bashkuara me seli në Podgoricë, Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

"Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji", njofton përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë takim ministri Latifi përmendi se prioritet e Ministrinë e Shëndetësisë për krijimin e Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës sikurse është ai për transplantimin e veshkës, duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra.

"Ndërsa, ambasadorja Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve", thuhet tutje në këtë njoftim.

Alshamsi theksoi se do të jetë mbështetëse e fuqishme në vazhdimësi e të gjitha ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.


MË SHUME NGA Shëndetësi