Përdorimi i kreditkartelave dhe mbitërheqjeve rrit borxhet e kosovarëve
BKT
Ekonomi

Përdorimi i kreditkartelave dhe mbitërheqjeve rrit borxhet e kosovarëve

A.BELA

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar studimin e dytë me radhë për vlerësimin e ngarkesës me borxh të huamarrësve në sektorin financiar të Kosovës, përkatësisht ngarkesën me borxh të ekonomive familjare në vend.

"Kësaj radhe, studimi fokusohet në njësinë familjare, si dhe zgjerohet në përfshirjen e gjithsej tregut të kreditimit në Kosovë. Krahas vlerësimit të ngarkesës me borxh, studimi gjithashtu tenton të matë efektin e shpërthimit të pandemisë COVID-19 në buxhetin, respektivisht ngarkesën me borxh të ekonomive familjare", thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK).

Sipas studimit me rritjen e vazhdueshme të kreditimit, veçanërisht rritjen më të lartë të kreditimit ndaj ekonomive familjare në periudhën e fundit, si dhe zgjerimin dhe rritjen e përdorimit të produkteve kreditore si kreditkartelat dhe mbitërheqjet, është rritur njëkohësisht edhe rreziku i mbingarkesës me borxh të ekonomive familjare. "Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare gjithnjë e më shumë po zgjon vëmendjen e politikbërësve, duke qenë se paraqet rrezik direkt në qëndrueshmërinë e borxhit të ekonomive familjare dhe në stabilitetin e sistemit financiar si tërësi. Për më tepër, ngarkesa e akumuluar e borxhit mund të shkaktoj edhe pasoja të tjera të mirëqenies sociale të huamarrësve duke rritur kështu ndjeshmërinë e tyre ndaj rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social", thuhet në studim.

Publikimi i plotë i studimit: https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2022/03/01BQK_NBEF-1.pdf?fbclid=IwAR1As97UEjXujn26vGISUFejbTqLGdzEIMFQ3Rba6jpAIkfVcx5GWnVyGlY


MË SHUME NGA Ekonomi