ATK me pesë projekte për rritjen e përmbushjes tatimore
BKT
Ekonomi

ATK me pesë projekte për rritjen e përmbushjes tatimore

Sipas planit vjetor të punës dhe Planit të Trajtimit të Rreziqeve, Administrata Tatimore e Kosovës do të karakterizohet me projekte të ndryshme në vitin 2022.

Në komunikatën e ATK-së, thuhet se synim i përmirësimit të përmbushjes tatimore, këta sektorë do të trajtohen përmes këtyre projekteve:

1.      Projekti “Ndërtimtari” (në vazhdimësi nga viti 2019)

2.      Projekti “Punësimi joformal apo punës së padeklaruar” (në vazhdimësi nga viti 2021)

3.      Projekti “Akomodimi dhe Shërbimi Ushqimor”

4.      Projekti “Mos-deklaruesit”

5.      Projekti “Mungesa në stoqe & malli pa origjinë - Tregtia me shumicë”

 

“Qëllimi i realizimit të këtyre projekteve është rritja e përmbushjes tatimore, edukimi tatimor i bizneseve për obligimet që kanë ndaj ATK-së, rritjen e komunikimit me tatimpagues, si dhe luftimin dhe zvogëlimin e informalitetit”, thuhet në komunikatë.

Për implementimin e këtyre projekteve, kërkohet bashkëpunim me institucionet tjera, të cilat kanë në fokus këto veprimtari./S.Kelmendi

 


MË SHUME NGA Ekonomi