Kompania amerikane Alleghany shitet për 11,6 miliardë dollarë
Konglomerati i magnatit amerikan të biznesit Warren Buffett, Berkshire Hathaway, njoftoi se ka rënë dakord të blejë kompaninë amerikane të sigurimeve Alleghany për 11,6 miliardë dollarë.
Në një deklaratë, Berkshire Hathaway tha se do të blejë të gjitha aksionet e papaguara të Alleghany-t për 848,02 dollarë për aksion në para.
Çmimi i aksioneve të Alleghany-t qëndroi në 676,75 dollarë për aksion në bursën e Nju Jorkut që nga mbyllja e së premtes.
Marrëveshja është miratuar unanimisht nga bordet e drejtorëve të të dy kompanive, thuhet në deklaratë.
Transaksioni pritet të mbyllet në tremujorin e katërt të vitit 2022.
Pas mbylljes, Alleghany do të vazhdojë të operojë si një degë e pavarur e Berkshire Hathaway-t, thuhet në deklaratë.
Alleghany dhe filialet e saj operojnë në biznese të ndryshme sigurimesh, si shitje me shumicë, prona dhe risigurime.
Kompania shumëkombëshe me bazë në SHBA, Berkshire Hathaway, kishte më shumë se 146 miliardë dollarë në para në fund të vitit 2021.























