Morina: Pandemia Covid 19 ndikoi negativisht edhe tek sëmundjet e tjera
Qytetarët e Kosovës për shkak të kaluarës dhe mentalitetit ende hezitojnë të tregojnë për sëmundjen e TBC. Një problem në Kosovë ka qenë edhe lënia anash e pacientëve për shkak të kapaciteteve që janë dedikuar më shumë për luftimin e Covid19.
Besim Morina pulmolog, tha se sëmundja e tuberkulozit është normale dhe se trajtimi i tij në Kosovë bëhet sipas standardeve.
Ai ka thënë se pandemia Covid19 ndikoi negativisht edhe tek përkeqësimi i situatës me tuberkuloz dhe trajtimi i pacientëve.
"Covid19 pamundësoi që shumë pacientë të mos mund të vijnë në spitale për diagnostifikim dhe për fat të keq sëmundja avancoi", tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Morina ka kërkuar nga pacientët që kanë probleme të vizitojnë mjekun.(A.Bela)























