VIDEO-Thaçi: Për këtë fillim vit kemi asgjësuar rreth 40 tonë të mishit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vetëm për këtë fillim vit ka arritur të asgjësoj rreth 40 tonë të mishit që nuk i ka plotësuar kushtet ligjore.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, tha se po punojnë që të ketë sa më pakë produkte që bien ndesh me mishin.
“Gjatë këtij fillim viti me mbështetjen e policisë dhe prokurorisë, kemi arritur të ndalojmë dhe asgjësojmë rreth 40 tonë të mishit të cilat kanë qenë me afat të skaduar, ose kanë qenë në kushte jo të mirë ku kanë qëndruar. Vetëm në një rast kanë qenë 38 tonë të produkteve të mishit, kjo sasi në ditën që është hasur është konfiskuar dhe është kryer asgjësimi”, tha ai për emisionin “Aktual”, të RTK-së.
Ai bëri me dije se procedurat e tjera për këtë lëndë vazhdojnë në organet e tjera të Kosovës.
Sa i përket inspektimeve që janë bërë në Kosovë, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, deklaroi se në vijën kufitare kontrollojnë çdo ngarkesë dhe vetëm në këtë vijë kanë bërë mbi 50 mijë kontrolla, ndërsa në brendësi janë bërë mijëra kontrolla në bizneseve të ndryshme.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kontrollat i bënë duke u bazuar në standardet e Bashkimit Evropian. (A.B)























