10:21 / 30.03.2022
Kurtishaj: Nafta me 1.69 cent e dërgon transportin rrugor në falimentim
Pas një ulje para pak ditësh, sërish është rritur çmimi i naftës. Prej 1.59 centë për një litër, çmimi i naftës është rritur në 1.69 centë për litër. E javë më parë ishte enorme rritja e çmimit të karburanteve. Një litër naftë kushtoi 1.82 centë
Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, shtrenjtimin e naftës e sheh katastrofale për sektorin e transportit rrugor.
“Nafta një litër 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i transportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shkruar Kurtishaj në “Facebook”.























