Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot mbam mbledhje.
"Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për aprovimin e Kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale, formimi i grupit punues lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.05/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për Akcizën në Produktet e Duhanit dhe formimi i grupit punues lidhur me Shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr.04/L-122 si dhe Ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256", njofton Kuvendi i Kosovës.
RTK























