06:55 / 31.03.2022
Diskutohen aktivitetet që lehtësojne të bërit biznes me Gjermaninë
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizoi të mërkurën takim me Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në takim morën pjesë Kryetari i Komisionit, z. Ferat Shala, si dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti Driton Hyseni, anëtarë te Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
"Gjatë këtij takimi u diskutuan aktivitetet aktuale legjislative dhe aktivitetet për të ardhmen të cilat do të lehtësojne të bërit biznes dhe do të rrisin atraktivitetin e Kosovës karshi investitorëve të huaj sidomos atyre gjerman", njofton Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.























